Banorët e Vjenës shijuan ditën e tyre të fundit të lirisë, pasi duke nisur nga dita e sotme vendi hyn në bllokim të dytë kombëtar, i cili pritet të zgjasë të paktën tri javë.
Sikundër shumë shtete evropiane që ndodhen në izolim kjo masë synon të parandalojë rritjen e rasteve me covid-19, por edhe për të lehtësuar sistemin shëndetësor.
Si pjesë e bllokimit të ri, dyqanet jo-thelbësore, shërbimet të tilla si parukeritë do të mbyllen.
Dy ditë më parë kancelari Kurz u kërkoi qytetarë të mos takohen me familjarët duke shtuar se shkollat do të mbyllen dhe mësimi do të zhvillohet online. Ndërkohë, austriakëve u është kërkuar që të punojnë nga shtëpia.
Vendet në të gjithë Evropën po përjetojnë një rritje të rasteve me koronavirus, mes tyre edhe Suedia që paralajmërojnë se është shumë herët për të planifikuar për udhëtimet e Krishtlindjeve.