Një familje galaktike e botës së krimit, e krijuar përmes aleancave të ndryshme dhe grindjesh të përgjakshme po forcohet gjithnjë e më shumë në Pulia të Italisë. Ajo njihet si Mafia e Katërt dhe është duke u zgjeruar me shpejtësi dhe ka përfshirë në gjirin e saj edhe mafian shqiptare.
Sipas asaj që raporton DIA italiane, kjo strukturë mafioze ka katër ndarje kryesore: shoqëria Foggia, mafia Gargano, bota e krimit Cerignolan dhe mafia Sanseverese. Ato merren kryesisht me trafikun e drogës në të cilën kanë përfshirë mafian shqiptare që i furnizon me lëndë narkotike. Bota e tyre e krimit është e specializuar në vjedhjet e makinave dhe mbi të gjitha në grabitjet e furgonëve të sigurisë. Nga ana tjetër, krimi Sanseverez luan një rol vendimtar në trafikun e drogës falë marrëdhënieve me grupet e tjera me Camorran, ‘Ndranghetën dhe mafien shqiptare.”
“Është padyshim një fenomen kriminal që nuk duhet nënvlerësuar, me përmasa të mëdha për të cilin është heshtur për një kohë të gjatë“, shpjegon Vincenzo Musachio, kriminolog dhe studiues në Shkollën e Lartë Mbretërore të Studimeve Strategjike për Shërbimet e Krimit të Organizuar.
Ajo që quhet Mafia e Katërt bashkon në një dhunën dhe korrupsionin përmes një strategjie të vetme kriminale: “Për operatorët ekonomikë kanë bombat. Për administratat vendore kanë korrupsion. Mafiozët lokalë kontrollojnë zgjedhjet, zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe më pas marrin favore. Në këtë situatë tashmë endemike, dimensioni i degradimit të zonës së Foggias është në nivele emergjente”
Kronikat e lajmeve lokale flasin për përplasje të përgjakshme, me të vrarë, atentate me bombë, ku vetëm në 11 ditët e para të janarit 8 të tilla shpërthyen në qytet, për të vijuar më pas me zhvatje, fajde, pastrim parash, lojëra të fatit dhe drogë. Ekspertët e antimafias italiane thonë se kjo është një sfidë që i bëhet hapur shtetit italian. “Këto grupe zgjerohen duke depërtuar edhe në territore ende të shëndetshme si Molise, Abruzzo, Marche. Ata kanë kontakte shumë të ngushta me mafien shqiptare dhe nigeriane”. Por jo vetëm: “Kanë marrëdhënie shumë të forta me ‘Ndranghetan’. Për të dhënë një ide: prej vitesh zona e Salentos është dominuar nga shumë klane”, tregon Bonaventura.
Por si lindi kjo organizatë kriminale? Dhe si është strukturuar? “Kjo mafie bazohet te dhuna. Është një nga karakteristikat e tyre, e cila bie ndesh me trendin e mafias tradicionale, të cilat preferojnë gjithnjë e më shumë korrupsionin dhe infiltrimin në politikë”, shpjegon Antonio Laronga, zëvendësprokuror i Foggias.
Mafia e Katërt lindi në fund të viteve ‘70. Këto ishin vitet në të cilat Cosa Nostra, menjëherë pas luftës u përpoq të ripërcaktojë asetet e saj dhe themeloi komisionet e para ndërkrahinore, që synonin garantimin e paqes së brendshme. Në Kalabri ‘Ndrangheta fillon të rritet, të evoluojë, të braktisë mjedisin rural dhe të zgjerojë horizontet e saj. Ishte në vitet ’70, kur Raffaele Cutolo i dha jetë Kamorrës, shkruajnë mediat italiane.
Në një hotel në Foggia në vitin 1979, Raffaele Cutolo takohet me bandat kryesore të kriminelëve në rajon. Ajo ka një qëllim të vetëm: të kolonizojë Pulian për të ngritur projektin e saj të Kamorrës duke zgjeruar kështu domenin e saj. Kështu lindi krimi i organizuar pulian.
“Kur kodi i brendshëm i klaneve ende ndalonte të kishte anëtarë jokalabrezë, familja ime ishte ndër të parat që vendosi një lidhje me Taranton dhe krijoi një degë kriminale”, vazhdon Bonaventura.
Për çfarë qëllimesh? Pulia është një pikë strategjike për Kamorrën dhe Ndranghetën, të cilat, duke gjetur fushë të hapur, nuhatën mundësinë për të bërë biznes fitimprurës, fillimisht me trafikun e drogës dhe më pas me trafikun e armëve, shton bashkëpunëtori i drejtësisë.
Burimi kryesor i tyre i të ardhurave mbetet në fakt trafikimi. “Brigjet puliane janë një pikë e privilegjuar për zbarkimin në Itali të dhjetëra tonëve drogë të destinuara për tregun kombëtar por edhe atë evropian dhe ndërkombëtar”, thotë Musacchio.fogMegjithatë, në 50 vitet e fundit, historia kriminale e Pulias është shënuar nga dhuna. Më i famshmi është vendosur në Sannicandro Garganico, ku që nga viti 1981, ka pasur dhjetëra vdekje midis familjeve Tarantino dhe Ciavarella.
Më pas skena u zhvendos në Monte Sant’Angelo, toka e Libergolis, protagonistë të një lufte po aq të pamëshirshme me Romito di Manfredonia, e cila në gusht 2017 do të kulmojë me masakrën e San Marco në Lamis, në të cilën edhe vëllezërit Luigi dhe Aurelio Luciani, dy fermerët që u gjendën në vendin e gabuar dhe në kohën e gabuar.
“Përdorimi sistematik i dhunës dhe familjarizmit: këto janë shtyllat e mafies së katërt. Ato kanë egërsinë e “Cosa Nostra-s”, lidhjen e “Ndrangheta-s”, organizimin në grupe autonome dhe prirjen për biznes si ajo e Camorrës. Këtu i shtohet edhe heshtje e njerëzve që është e vështirë të nxitet dhe të reagojë”, thotë Laronga.
Për më tepër, mafiozët e Foggias nuk njohin as të penduar, edhe pse vitet e fundit ka pasur disa prej tyre, por kryesisht peshq të vegjël. Ndërkohë, prokurori i antimafias, Federico Cafiero de Raho e ka cilësuar situatën kriminale në Foggia si një “emergjencë kombëtare”, ndërsa ministrja e Brendshme Luciana Lamorgese pohon se “duhet të bëjmë të ndihet prania e fortë e shtetit”.