Bota Rritje rekord të infektuarish në Indi, tashmë renditen të katërtit në botë

Rritje rekord të infektuarish në Indi, tashmë renditen të katërtit në botë

India raportoi 15.413 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, rritja më e madhe ditore që nga fillimi i epidemisë në këtë vend.

Rritja rekord ditore e çon numrin e përgjithshëm e personave të infektuar në Indi në mbi 410 mijë, duke u renditur në këtë mënyrë në vendin e katërt në botë pas Rusisë, Brazilit dhe SHBA.

Numri i viktimave arriti në 13, 253, ku vetëm ditën e fundit u shtuan dhe 306 vdekje të tjera.

Megjithatë autoritetet besojnë se numri i viktimave dhe të prekurve mund të jetë më i madh dhe kjo për pasojë të mungesës së testeve.

Shumica e rasteve janë përqendruar në kryeqytetin Delhi dhe shtetet e Maharashtra dhe Tamil Nadu, që përbëjnë gati 60% të të gjithë të infektuarve.