E Ngarkuara me punë e SHBA-së në Shqipëri Leyla Moses-Ones deklaroi në konferencën ‘Demokracia përballë rrezikut të teknologjisë’ se Tirana zyrtare është e palëkundur në partneritetin me Amerikën duke ua bërë të qartë disa vendeve, se disa gjëra nuk janë në shitje.
Theksin kryesor diplomatja e SHBA-së e vendosi te teknologjia 5G dhe lufta me Kinën.
Moses-Ones e cilësoi teknologjinë 5G si një çështje me shumë rëndësi duke vlerësuar qëndrimin e Shqipërisë.
“Është një infrastrukturë komplekse dhe kritike. Kjo është një cështje shumë e rëndësishme. Ka vende kaq të palëkundura në botë në këtë partneritet dhe Shqipëria në bën shumë krenarë. Strategjia e Kinës për të përdorur marrëveshjet infrastrukturore. Por e kam thënë që Shqipëria e ka deklaruar se disa gjëra nuk janë për shitje. Liria nuk është për shitje, sigurisht që e vlerësoj shumë” tha ajo.