Extra ‘Rroftë majdanozi’, Juli ‘shpërthen’ kundër Eglës: E dimë tani, dole brodhe në...

‘Rroftë majdanozi’, Juli ‘shpërthen’ kundër Eglës: E dimë tani, dole brodhe në Komunë të Parisit

Pas përfundimit të ‘Big Brother VIP 3’, banorët kanë parë mbështetjen e fansave të tyre, si dhe gjithçka që është aluduar e përfolur në rrjet. Një nga videot që bëri bujë, ishte ajo e aktores Egla Ceno, e cila teksa ishte skualifikuar me zarf të zi, ajo u pa në një nga lagjet e Tiranës.

Finalisti Jul Deda e ka diskutuar këtë moment mbrëmjen e sotme në post BB, ku i tha Eglës në sy se ajo shkeli zarfin e zi dhe nuk ndodhej në dhomën e bardhë ashtu si u tha.

Juli madje ironizoi dhe fitoren e aktores, duke iu referuar ‘rroftë majdanozi’.

Egla e mohoi duke thënë se ishte të zyrat e psikologes për të kryer testet psikologjike para se të izolohej te dhoma e bardhë.

Ori: Ky BB nisi me një Ilnisë të fortë, por që u zbut rrugës. Deri në pikën e dhomës së bardhë, Ilnisa ishte antagonistja dhe Egla doli në pol më pozitiv. Loja e bardhë, Egla ishte ende viktima në sensin që po sulmohej po mundohej të mbrohej sepse sulmi ishte agresiv.

Juli: Egla deri në momentin që u kërkoi vajzave që ta ndihmonin për tu futur në dyshen e gjelave, erdhi si shkëndijë për një pol të tretë. Mendoj se ato dy ditët fantazmë që nuk e dinte publiku çfarë po ndodhte me të, mori makinën dhe iku

Egla: Më kanë çuar të zyrat e psikologes dhe më futën në dhomën e bardhë.

Juli: Eglën e faktorizoi Dhomën e bardhë.

Ori: Ishte e vetmja që mësyu Tiktokun me shprehjen e saj.

Juli: Është zhvlerësuar zarfi i zi me të dyja këmbët, Klod Duro i skualifikuar, del Egla e skualifikuar, bën bujë video e saj në Komunë të Parisit, faktorizohet. I kam thënë unë, të kanë faktorizuar, po ta japin me zor. Dhoma e bardhë ta ka dhënë, ajo qe gjetja që ta dha Big Brother. Ke qenë e papreferuar, 2 herë. Ti Egla ke qenë e papreferuar, Big Brother ke fituar s’do të ngrejmë lapidar! Roftë majdanozi. Duartrokitje për Eglën është më e mira, e doni kshu.

Aktori Julian Deda u rendit i dyti në finalen e madhe të Big Brother, duke ndarë podiumin me Egla Cenon, e cila u shpall edhe fituesja e edicionit të tretë. Pas daljes nga shtëpia, Juli është shfaqur shumë pozitiv për të gjithë eksperiencën e tij, ndërsa ka falenderuar të gjithë mbështetësit.