18 elefantë të egër janë gjetur të ngordhur në Nagaon, veri-lindje të Indisë. Sipas zyrtarëve të këtij shtetit, elefantët janë vrarë nga goditja e një rrufeje në pyjet e Kandoli.
Sipas BBC, kanë qenë fshatarët e zonës ata që kanë gjetur të ngordhur 18 kafshët e egra dhe kanë njoftuar autoritetet.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar dhe një zyrtar i lartë i Assam, Himanta Biswa Sarma, i cili deklaroi se është shumë i shqetësuar për ngordhjen e elefantëve.
Kjo është hera e parë në 20 vjet në Assam që kaq shumë elefantë janë gjetur të ngordhur në të njëjtën kohë.
Në Indi përllogaritet se jetojnë më shumë se 27 mijë elefantë, ku shumica kanë habitatin e tyre në Assam.