Sport Rudi Vata i thur elozhe lojtarëve të Kombëtares: S’kishte ndodhur kurrë në...

Rudi Vata i thur elozhe lojtarëve të Kombëtares: S’kishte ndodhur kurrë në histori që…

Ish-kapiteni i Kombëtares, Rudi Vata, nuk i kurseu elozhet për djemtë e Kombëtares, pas triumfit 4-2 ndaj Islandës, I pranishëm në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi”, Vata u shpreh:

“Më vjen mirë që djemtë reaguan në mënyrën më të mirë të mundshme! Trajneri Reja kishte bërë mirë detyrat e shtëpisë. Zgjodhi një 11-ce perfekte.

Këto djem treguan që kjo Kombëtare nuk ka mbaruar dhe mund të ngrihet. Tregoi karakteristikat e shqiptarëve, luftën, sakrificën. Nuk mbaj mend në histori që të shënojnë dy mbrojtës. Mbrojtje e sigurtë, mesfushë e organizuar. Dermaku absolut, Memushaj në top formë. Bare i jashtëzakonshëm. Manaj me plot energji”, Rudi Vata.