Disa mijëra qytetarë kanë marshuar drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” me thirrjet “Rama ik” dhe me pankarta në duar.
Kryedemokrati Lulzim Basha u nis rreth orës 10:45 nga selia e PD-së dhe ju bashkua protestuesve në bulevard, por në vëmendjen e rrëmbeu personi që gjendej përkrah tij.
Ai ishte djali i madh i heroit të demokracisë Azem Hajdari, Kiri, i cili qëndroi gjithë kohën përkrah Bashës gjatë marshimit.
Teksa motra e tij deputete, Rudina Hajdari ka vendosur të mos djegë mandatin dhe të qëndrojë në Parlament si pjesë e “opozitës së re”, duket se Kiri që ka folur edhe në protestën e 6 marsit ka zgjedhur një tjetër rrugë.