Rudina Magjistari kishte të ftuar sot në emision aktorët e filmit “I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit.
Moderatorja e njohur e ndoqi filmin nga afër pasi tha se ishte në premierën e tij dhe u argëtua pafund.
Ajo sqaroi njëherë e mirë se s’ka më hatërmbetje me Mamaqin, pas zërave të fundit,
Dhe teksa Ermali falenderonte me radhë aktorët pjesëmarrës, ai nuk anashkaloi një ndër emrat më të rëndësishëm që u bë pjesë e filmit.
Është fjala për kreun e qeverisë Edi Rama, i cili luante rolin e dajës së fortë të Landit (Ermal Mamaqi), që vjen në momentin e fundit për të ndaluar dasmën e nipit të tij.
Teksa Ermali nisi të falenderonte kryeministrin, Rudina, e cila ka qenë partnerja e Ramës dhe ka bashkëjetuar për disa vite me të, bëri një koment epik për aktrimin e tij.
“Për një moment e ktheu komedinë në horror”, u shpreh Rudina Magjistari, me siguri duke iu referuar look-ut të tij të frikshëm.
Ermali tregoi dhe arsyen përse Edi Rama nuk ishte në premierë. Aktori tha se kryeministrit i doli një ftesë e papritur nga NATO, por premtoi se Rama do të jetë prezent në një nga shfaqjet e filmit, që do të jepet për 2 javë në Pallatin e Kongreseve.