Extra Rudina Magjistari tregon përse nuk e shfaq vajzën në publik

Rudina Magjistari tregon përse nuk e shfaq vajzën në publik

Pas pak javësh vajza e Rudina Magjistarit feston 2-vjetorin e lindjes, por Rudina nuk ka ndër mend të postojë një foto të saj edhe për shumë vite të tjera.

Të paktën, derisa Mia të dojë vetë.

Kështu ka thënë moderatorja e njohur, pas një bisede në studio me gazetarët Eraldo Rexho dhe Adela Xhamani.

Nuk është çështje supersticioni”, – tha ajo duke folur për rastin e saj: “Unë nuk e nxjerr Mian në publik, sepse jam supersticioze. Unë kam një tjetër arsye. Dua që vajza ime të zgjedhë vetë dhe jo ta detyroj unë të jetë personazh i njohur. Kur të rritet edhe pak, le të zgjedhë vetë nëse do t’i pëlqejë të jetë në qendër të vëmendjes ose jo.”