“Nuk mbaj mend të kem pare një gazetar t’i kenë bërë një intervistë Berishës, siç ia kanë bërë Edi Ramës”. Pas këtij konstatimi që Mustafa Nano bëri në studion e Provojacija, teksa kishte të ftuar gazetaren Rudina Xhunga, ajo ka treguar një episod gjate një interviste që i kishte bërë ish-kryeministrit, i cili jo vetëm nuk reagoi mirë pas një pyetjeje, por për shume kohe nuk i shkoi më në emision. Pyetja, sicc tha, Xhunga, lidhej me origjinën e tij, fshatin Viçidol të Tropojës.
Rudina Xhunga: Unë i bëra në një intervistë, një pyetje që m’u duk e bëshme. E pyeta: “Ju vini nga një fshat në Tropojë, a ju ka kompleksuar ky fakt?”. E bëra se ashtu e mendoja atëherë. Ai pati një portret që…, nuk më erdhi më pas, por më erdhi pastaj më vonë, në një intervistë shumë të mirë.
Mustafa Nano: E ka kompleks vendin e origjinës. E kisha pjese të shoë tim, Berisha s’ka folur kurrë në 30 vite për fshatin e vet.
Xhunga: Dhe bën gabim, se ka një fshat shumë të bukur.
Nano: Kur e kanë pyetur më duket se e ka pyetur Fevziu, ishte çfarë kujton nga fëmijëria, dhe ai tha: ‘Unë kujtoj kuajt, shife ca leximi surreal që i bën ai vendit te origjinës, pra tha: mbaj mend ujërat dhe tingujt e këngës ‘padam padam.” Shiko sa të thellë e ka kompleksin, që nuk përmend çiftelinë dhe gjëra që janë të zonës.
Xhunga: Ime më ka qenë mësuese dhe ka pasur drejtor shkolle vëllain e Sali Berishës, që nuk jeton më, dhe ajo flet me të njëjtën dashuri për atë vend, dhe thotë qe ishte një fshat i jashtëzakonshëm. Unë kur vajta e vizitova pata të njëjtin mendim, ishte i jashtëzakonshëm.
Pastaj varet kur me kalimin e kohës njeriu fiton një lloj sigurie dhe tregon për të kaluarën ose për kujtimet e këqija të së kaluarës. Njerëzit që na qeverisin nuk janë të bërë thjesht prej politikës, por edhe për shkak të karaktereve, për shkak fshatit ku lindën, të gjërave që kanë urryer, grave që kanë patur apo kanë, të gjitha është mirë të jenë transparentë kur janë në politike, një lider pa kuptuar karakterin s’është kurrë i kuptueshëm.