Rukola është një perime me gjethe jeshile që është e pasur me vitamina dhe lëndë të tjera ushqyese, të cilat mbrojnë kundër kancerit te gjirit, të vezoreve dhe të prostatës.
Ajo është e pasur në:
Acidit folik – tepër i rëndësishëm për zhvillimin e trurit të fetusit.
Vitamina B – të rëndësishme për sistemin nervor
Vitaminë A dhe K – lidhen me shikimin, lëkurën dhe mpiksjen e gjakut përkatësisht
Vitaminë C – antioksidues i fuqishëm
Hekur, kalcium dhe magnez – minerale të rëndësishme.
Mbase nuk e keni ditur, por rukola hyn në të njëjtën familje me brokolin, lakrën dhe lulelakrën. Dhe arsyeja përse rukola fiton pikë më shumë pikë është se ajo përmban më pak oksalate, duke e bërë kështu kalciumin që ajo përmban, më të përthithshëm për organizmin.
Rukola është një bimë që ndihmon në uljen e kolesterolit dhe në ruajtjen e nivelit të sheqerit nën kontroll.
Rukola parandalon plakjen e trurit pasi përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës B.
Si ta përdorni
1- Sallatë me rukola
Për këtë sallatë ju duhen një tufë rukola, 2 domate, djathë dhie, ullinj, një lugë vaj ulliri, 2 lugë lëng limoni, sipas dëshirës mund të shtoni edhe avocado.
2- Supë krem me rukola
Për këtë supë ju nevojiten 300 gr rukola, 1 patate e ëmbël, 1 thelpi hudhër
Ujë, parmixhano, kripë, piperdhe pak vaj ulliri.
Rukolën pataten i vendosim të gatuhen në avull he më pas i kalojmë në mikser duke i shtuar edhe përbërësit e tjerë derisa të formojmë një krem dhe në fund i rregullojmë shijen me kripë dhe piper.
Kur të jetë gati e zbukurojmë me vaj ulliri, parmixhano dhe disa gjethe rukola.