Rumania i ka dhënë një leksion futbolli Ukrainës në ndeshjen e parë të grupit E, duke e mundur me rezultatin e pastër 3-0.
Ndonëse, dukej një ndeshje më e lehtë për ukrainasit, rumunët treguan grintë dhe dëshirë për të lënë gjurmë në këtë ngjarje të rëndësishme të futbollit europian.
Goli i parë u shënua nga Stanciu, pas një gabimi të Lunin, me rumunin që e dërgoi topin në trekëndësh nga largësia.
E teksa pritej një reagim i Ukrainës në pjesën e dytë, vjen goli i dytë i Ukrainës me anë të Marin, po me një goditje nga larg. 4 minuta më vonë Dragus vendosi vulën e këtij takimi.