Leroy Sane është goditja e madhe e Bayern Munchen në merkato. Lojtari i blerë nga Manchester City, u prezantua sot përpara mediave, aty ku shprehu kënaqësinë e madhe që do të luajë me rekordmenët e Gjermanisë.
“Dua të bëj detyrën time dhe të ndihmoj skuadrën për të fituar. Bayerni është i mbushur plot lojtarë të mëdhenj dhe, nëse do të harmonizohemi me njëri-tjetrin, do të arrijmë objektivat e klubit. Kam ardhur në Mynih për të fituar Champions League“, u shpreh sulmuesi i majtë.
Një koment bëri edhe Karl-Heinz Rummennige. CEO i bavarezëve u ndal edhe te merkato. Një largim do të jetë i sigurt dhe ai është Thiago Alcantara. “Braziliani dëshiron përfundimisht të largohet, teksa nuk ka asnjë zgjidhje për momentin rreth së ardhmes së David Alaba. Thiago na e bëri të qartë pak kohë më parë se dëshiron të provojë një aventurë të re, por nuk kemi marrë asnjë ofertë zyrtare deri tani. Alaba? David mund ta mbyllë karrierën me ne, por nuk po arrijmë të gjejmë akordin financiar për rinovimin e kontratës“, deklaron Rummenigge.