Ndërkohë që lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë disi enigmatike, më pak të furishme nga strategjia ruse që po tërheq trupat për t’i organizuar, pas humbjeve të rënda në terren, në kryeqytetin Kiev jeta po rifillon pak nga pak, me jehonën e bombave gjithmonë më të largëta.
Kjo i lejon presidentit Volodymyr Zelensky të merret edhe me gjerat që nuk kanë shkuar në anën e tij. Gjatë komunikimit të tij ditor në mediat sociale, presidenti deklaroi se ka shkarkuar dy zyrtarë të lartë ushtarakë, të akuzuar për tradhti.
Bëhet fjalë për dy zyrtarët më të lartë të shërbimeve sekrete në rajonin e Kherson, një nga zonat ku dyluftimet kanë qenë më të ashpra, dhe ku ushtria ruse ka pushtuar pjesën më të madhe të territorit. “Nuk kam kohë për t’u marrë me të gjithë tradhtarët, por gradualisht të gjithë do të ndëshkohen”, deklaroi Zelensky, duke mos përhapur gjithsesi identiteti e dy personave.
Presidenti ukrainas shtoi edhe që forcat ruse janë tashmë të zmbrapsura nga zona e Kievit dhe e Chernivit, por që situata në lindje dhe veçanërisht ne Donbass mbetet e rëndë, me trupat e Kremlinit që po riorganizohen në pritje të një sulmi të madh.