Bota Rusi, poshtë pistës së vallëzimit zbulohet varri i gjeneralit të preferuar të...

Rusi, poshtë pistës së vallëzimit zbulohet varri i gjeneralit të preferuar të Napoleonit

Nuk e dinin, personat që çdo fundjavë kërcenin në pistën e vallëzimit në Smolensk të Rusisë, që kërcenin valcerin sipër një prej një prej zbulimeve historike më interesante të dekadës së fundit.

Grupi i arkeologëve rus të financuar nga Franca zbuluan në territorin ku ndodhej një sallë vallëzimi prej druri, në një park të qytetit rus, eshtrat e atij që mendohet të jetë gjenerali francez Charles Etienne Gudin. Jo një personazh pa rëndësi, por pikërisht i preferuari i të “madhit” Napoleon Bonaparte.

Varri i gjeneralit Gudin

Gjenerali vdiq gjatë fushatës ruse të Napoleonit në 1812, në moshën 44-vjeçare, i goditur nga një top që i preu këmbën. Ushtarët e tij i ruajtën zemrën që ende ndodhet në varrezën e Pere Lachaise në Paris, ndërkohë që për trupin nuk dihej asgjë.

“Sa pashe skeletin, me një këmbë të vetme, thashë me vete se e gjetëm”, rrëfeu Marina Nesterova, kreu i ekspeditës ruse. Mendimi i saj, ditët e fundit u pohua edhe nga analizat e ADN-së të kryera në Paris, me pasardhësit e gjeneralit.

Zbulimi është cilësua si shumë i rëndësishëm nga arkeologët, por edhe nga vetë autoritetet më të larta, sa që ishte temë diskutimi edhe midis presidentit francez  Macron dhe atij rus Vladimir Putin.