Rusia ju përgjigj vendimit të Republikës Çeke për dëbimin e 18 diplomatëve rusë dhe njoftoi dëbimin e 20 diplomatë të Republikës Çeke nga vendi.
Praga pretendon se diplomatët janë operativë të zbulimit rus. Ata dyshohen si të përfshirë në shpërthimin e një depoje armësh në vitin 2014.
Hetimet e thelluara të autoriteteve çeke zbuluan përfshirjen në shpërthim të ‘Njësisë 29155’ të inteligjencës ushtarake ruse GRU.
Policia Çeke identifikoi dy të dyshuar në lidhje me shpërthimin, Alexander Mishkin dhe Anatoly Chepigov, të cilët akuzohen gjithashtu si të përfshirë në helmimin e ish-agjentit të dyfishtë rus Sergei Skripal dhe vajzës së tij Yulia.
Ata përputhën imazhet e të dyshuarve për shpërthimin me dy të akuzuarit nga Britania për helmimin në Salisbury. Nxitja erdhi nga fotot e pasaportave që i ishin dërguar me emailImex Group, kompanisë që operonte depon e armatimeve.
Email-i pretendonte se ata vinin nga Garda Kombëtare e Taxhikistanit. Dy agjentët u prezantuan me emrat e rremë Ruslan Tabarov nga Taxhikistani dhe Nicolaj Popa, nga Moldavia.
Moska u ka dhënë diplomatëve çekë një ditë për t’u larguar ndërsa Republika Çeke u dha rusëve 72 orë. Ministria e Jashtme ruse e quajti vendimin çek “të pashembullt” dhe një “akt armiqësor”.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të mblidhen me urgjencë për të diskutuar pretendimet e Pagës që kanë lidhje me shpërthimin.