Rusia dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje mbi situatën në Idlib të Sirisë pas diskutimeve mes delegacioneve të udhëhequra nga dy presidentët, Putin dhe Erdogan.
Në konferencën e përbashkët për shtyp, Putin ka theksuar se është rënë dakord arritja e një armëpushimi, ndërkohë që ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov ka sqaruar në hollësi se çfarë është arritur. Sipas marrëveshjes palët bien dakord që të vazhdojnë të zbatojnë çdo marrëveshje në kuadër të formatit të Astanas, duke përjashtuar kështu intereferimin e Perëndimit, është dakordësuar e drejta e Turqisë për të shtuar dislokimin e trupave, por vetëm për të monitoruar. Ato ruajnë të drejtën e kundërpërgjigjes, ndërkohë që në zonën e autostradës M4 do të jetë patrullime të përbashkëta.
Duket se për momentin merr zgjidhje relative edhe çështja e refugjatëve, por me koston e frenimit të ndërhyrjes ushtarake turke që merr kështu një armëpushim që e vendos atë dhe Rusinë në pozitat e negociatorëve për integritetin territorial të Sirisë. Duhet thënë se marrëveshja ka përjashtuar Iranin, edhe pse pala ruse nënvizoi formatin e Astanas.