Gjigandi rus i energjisë bërthamore, “Rosatom”, do të ndërtojë dy reaktorë të rinj bërthamor në Hungari. Ndërtimi do të nisë javën e ardhshme, bëri të ditur ministri i Jashtëm i Hungarisë.
Marrëveshja e arritur mes Rusisë dhe Hungarisë në vitin 2014 synon të zgjerojë centralin bërthamor ekzistues Paks.
Industria bërthamore e Rusisë nuk është sanksionuar nga BE-ja për pushtimin e Ukrainës, çka do të thotë se nuk është pengesë ndërtimi i dy reaktorëve bërthamorë në Hungari.
Me dy reaktorët shtesë, termocentrali bërthamor i Hungarisë i përbërë aktualisht me 4 reaktorë të ndërtuar nga sovjetikët, do të shtojë dyfish kapacitetin për prodhimin e energjisë.