Balanca e fuqisë në Mesdhe ka ndryshuar. Të paktën këtë mendon ish-kreu i Forcave të Armatosura të Italisë, admirali Luigi Binelli Mantelli.
“Rusia është fuqia detare dominues në Mesdhe, e ka fituar këtë rol në terren. Rusia do të kërkojë të ndërtojë një bazë detare në Libi dhe ka një bazë të avancuar në Siri”, ka deklaruar Mantelli në një intervistë për EuObserbver.
Sipas tij mjetet që sigurojnë këtë epërsi janë dy fregata moderne, dy nëndetëse dhe një destrojer, të gjitha të pajisura me sisteme raketore ujë-ajër dhe të stacionuara në vijimësi në Mesdhe.
Ai ka shtuar se edhe Turqia po rrit peshën e saj në zonë dhe se “kohët e arta” të Perëndimit kanë perënduar me kohë. Një pohim ky që duket disi i nxituar.