Kremlini zyrtar mohoi kategorikisht dhe i cilësoi si gënjeshtra raportimet se Rusia ka një listë me personat që do të ekzekutojë apo burgosë në rast të pushtimit ushtarak në Ukrainë.
Ambasadori i SHBA-së në Gjenevë, në një letër drejtuar shefes së OKB-së për të drejtat e njeriut shkruan se pushtimi i Ukrainës nga Rusia do të pasohet me tortura, vrasje, zhdukje njerëzish etj.
Ambasada amerikane në Moskë gjithashtu paralajmëroi qytetarët e saj që të kenë plane evakuimi për shkak të rreziqeve për sulme të mundshme në vende publike në Rusi.
Zëdhënësi i Kremlinit i cilësoi këto paralajmërime si të pazakonshme, megjithatë konfirmoi se situata në lindje të Ukrainës vijon të qëndrojë e tensionuar.