Fuqia e madhe punëtore përreth kufijve të Rusisë po ndihmon tregun e punës në vend, duke nxitur ekonominë që po del nga dy vite të recesionit.
Fluksi i qëndrueshëm i emigrantëve ka vazhduar pavarësisht tkurrjes së pagave dhe krizës në këmbimin valutor, që ka çuar kostot e punës poshtë niveleve të ekonomive të tjera në zhvillim si Brazili dhe Kina.
Në 2015-ën, Rusia madje kaloi edhe Gjermaninë, duke pritur 12 milionë emigrantë ndërkombëtarë, tregon një raport i Kombeve të Bashkuara. Vitin e kaluar, rritja neto arriti në 260 mijë persona, tregon zyra e statistikave e vendit.
Analistët e huadhënësit shtetëror Sberbank thonë se, nëse pagat në Rusi kanë qenë joshëse për emigrantët në 2015-2016, emigrimi do të vazhdojë edhe pasi ekonomia të fillojë të rritet në mënyrë të qëndrueshme.
Të dhënat më herët gjatë javës treguan se norma e papunësisë ra papritmas në 5.4% për muajin Mars. Tregu i punës në Rusi, i rënduar nga popullsia në plakje dhe faktorët demografikë, ka tërhequr miliona punëtorë nga vendet e ish Bashkimit Sovjetik, pavarësisht ngadalësimit të ekonomisë prej zhvlerësimit së lëndëve të para.
Ndërsa rubla ka rënë me 40% që prej 2014-ës, pagat në Rusi janë bërë konkurruese me Kinën, për të parën herë në 1 shekull. Rënia e kursit nominal të këmbimi ka ulur pagat në sektorin e manifakturës në Rusi në rreth 30% poshtë të ardhurave në Kinë për 2015-ën.
Sipas analistëve në Moskë, emigrantët përbëjnë për 7% të tregut të punës në vend. Sipas Zyrës së Statistikave, Kina, Koreja e Veriut, Vietnami, Turqia dhe Serbia kanë qenë furnizuesit më të mëdhenj me fuqi punëtore nga jashtë vendet e ish Bashkimit Sovjetik në tremujori e fundit të 2016-ës.