Kryeministri rus Dmitry Medvedev ka reaguar nëpërmjet një postimi në Twitter mbi procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe situatën në tërësi në Ballkanin Perëndimor.
Medvedev shkruan se është e qartë se Ballkani mbetet një rajon relativisht i paqëndrueshëm.
Për këtë arsye, shton kryeministri rus, nuk duhet lejuar kurrsesi përsëritja e çdo manifestimi dhe akte dhune apo tentative për të ndryshuar kufijtë në Ballkan, apo çdo lëvizje tjetër që mund të shkaktojë katastrofa njerëzore në këtë rajon.
Reagimi i Medvedev është i pari që vjen nga Rusia pas vendimit të Këshillit të Evropës për të mos hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, një vendim në fakt që ka sjellë pasojat e para politike tek Zoan Zaev konfirmoi se do ti kërkoje Presidentit të vendit zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.