Zv/kryeministrja ruse, Tataiana Golikova tha ditën e mërkurë se Rusia po përgatitet për një vaksinë të dytë kundër COVID-19 në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit.
Gjatë një takimi virtual me presidentin rus, Vladimir Putin, Golikova tha se fazat e hershme të testeve klinike të vaksinës të zhvilluara në institutin e virologjisë në Siberi do të përfundonin në fund të shtatorit.
Deri më sot nuk ka pasur komplikacione midis të vaksinuarve në fazën e parë dhe të dytë.
Në fillim të këtij muaji Rusia u bë shteti i parë që siguroi aprovim të rregullt në më pak se dy muaj testime për një vaksinë të virusit COVID-19.
Vaksina e aprovuar e quajtur ‘Sputink V’’ për nder të satelitit të parë në botë të nxjerrë nga Bashkimi Sovjetik është konfirmuar e sigurt nga autoritetet ruse.
Por ekspertët perëndimorë kanë qenë skeptikë për aprovimin e kësaj vaksinë ruse, duke paralajmëruar kundër përdorimit të saj deri sa të kryhet një testim i rregullt ndërkombëtar.