Ministria e Jashtme ruse publikoi këtë të shtunë një deklaratë, ku shënjestroi direkt qeverinë britanike për mbështetjen e saj ndaj Ukrainës.
Zëdhënësja e kësaj Ministrie, Maria Zakharova tha se Rusia nuk do ta harrojë bashkëpunimin e Mbretërisë së Bashkuar me Kievin, apo ato që ajo e quajti “forcat ultra nacionaliste të Ukrainës”.
“Histeria e sanksioneve ku Londra luan një ndër rolet kryesore, për të mos thënë kryesorin, nuk na le zgjidhje tjetër, por që të ndërmarrim kundërpërgjigje proporcionale masash”, tha Zakharova duke shtuar se si kundërpërgjigje e Moskës zyrtare, do preken interesat e britanikëve në Rusi.
Qëndrimi zyrtar në Rusi është se kërcënimi ndaj civilëve në Ukrainë nuk vjen nga forcat ruse, por nga nacionalistët ukrainas. Qeveria britanike ka dërguar në Ukrainë ndihmë ushtarake dhe financiare.