Ministria e Mbrojtjes së Rusisë pretendon se ka shkatërruar një magazinë të vendosur nëntokë në Ukrainën perëndimore duke përdorur raketat hipersonike.
Thuhet se në depon në rajonin e Ivano-Frankivs kishte raketa dhe municion për avionë. Megjithatë Sky News thotë se nuk mund ta konfirmojë këtë informacion në mënyrë të pavarur.
Raketat hipersonike mund të lëvizin 5 herë më shpejt se shpejtësia e zërit, nga 3 800 metra për orë ose më shpejt. Kjo është hera e parë që Rusia pranon që të ketë përdorur armë të këtij lloji.
Për të kryer sulmin u përdor sistemi raketor “Kinzhal” i cili është në gjendje që të godasë shënjestra në distanca deri në rreth 2 000 kilometra. Ndërkohë, Rusia thotë se shkatërroi gjithashtu qendrat e radios dhe zbulimit ushtarak ukrainas pranë qytetit port të Odesës.