Ukraina ka deklaruar se Rusia refuzoi një kërkesë për një armëpushim gjatë festës së Pashkëve Ortodokse. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres bëri thirrje për një armëpushim 4 ditor deri në të dielën e Pashkëve në mënyrë që korridoret humanitare të mund të hapeshin.
Ndërkohë që forcat ruse po përparojnë në Lindje të Ukrainës duke vendosur nën kontroll disa territore të reja. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se arritjet e forcave ruse në lindje të vendit janë vetëm të përkohshme dhe trupat do të detyrohen të kthehen përtej kufirit.
Forcat ruse pushtuan 42 fshatra në rajonin lindor të Donetskut. Këshilli i qytetit të Mariupolit ka publikuar imazhe ajrore që duket se tregojnë se forcat ruse po varrosin vendasit në varreza masive. Banka Botërore ka bërë të ditur se dëmet fizike në ndërtesat dhe infrastrukturën e Ukrainës nga lufta kanë arritur afërsisht 60 miliardë dollarë. Shuma do të vazhdojë të rritet ndërsa lufta vazhdon.