Bota Rusia regjistron bilancin e zi: 10 mijë raste të reja brenda ditës...

Rusia regjistron bilancin e zi: 10 mijë raste të reja brenda ditës me koronavirus

Me 10.633 raste të regjistruara në një ditë të vetme, Rusia ka parë rritjen e saj më të madhe ditore në infektimet e raportuara për Covid-19. Ndërsa zona e Moskës mbetet më e prekura, sëmundja po përhapet në të gjithë vendin, raporton RT.

Numri i njerëzve të konfirmuar se janë infektuar me koronavirus në mbarë vendin u rrit në 134.687 të Dielën, thanë autoritet përkatëse. Pesëdhjetë e tetë pacientë të tjerë kanë vdekur, duke sjellë numrin e përgjithshëm kombëtar të vdekjeve nga Covid-19 në 1.280.

Me mbi 82,700 infeksione të regjistruara në Moskë dhe rajonin e saj përreth, kryeqyteti mbetet qendra e shpërthimit të Rusisë. Ajo pasohet nga qyteti i dytë më i madh, Shën Petersburg, i cili ka regjistruar  mbi 5,000 raste.

Murmansk i largët verior regjistroi 238 raste të reja shqetësuese, duke e çuar totalin në 1.694. Provinca e izoluar, e cila shtrihet kryesisht brenda Rrethit Arktik, ka një popullsi vetëm 750,000 persona.

Zyrtarët thanë që në më shumë se gjysmën e rasteve të regjistruara rishtazi në Rusi, pacientët ishin asimptomatikë.