Avioni më i madh në botë, Antonov AN-225, është shkatërruar nga Rusia gjatë sulmeve në Ukrainë.
Avioni i madh, i quajtur “Mriya”, ose “ëndërr” në gjuhën ukrainase, ishte në një aeroport afër Kievit kur u sulmua nga “uzurpuesit rusë”, thanë autoritetet ukrainase, duke shtuar se do të rindërtonin avionin.
“Rusia mund të ketë shkatërruar ‘Mriya’ tonë. Por ata kurrë nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë ëndrrën tonë për një shtet evropian të fortë, të lirë dhe demokratik. Ne do të triumfojmë!” shkroi ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba në Twitter.
Kompania shtetërore e mbrojtjes ukrainase Ukroboronprom, e cila menaxhon Antonov, deklaroi se avioni ishte shkatërruar, por do të rindërtohej me një kosto që e vlerësoi në 3 miliardë dollarë.
This was the world’s largest aircraft, AN-225 ‘Mriya’ (‘Dream’ in Ukrainian). Russia may have destroyed our ‘Mriya’. But they will never be able to destroy our dream of a strong, free and democratic European state. We shall prevail! pic.twitter.com/TdnBFlj3N8
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 27, 2022