34 persona janë vrarë dhe 134 janë plagosur në sulmin ajror në Lviv, afër kufirit të Ukrainës me Poloninë. Guvernatori lokal pretendon se Rusia sulmoi me 30 raketa qendrën ushtarake të Yavoriv.
Ministri ukrainas i mbrojtjes ka raportuar se në qendrën ushtarake Yavoriv ishte vendosur personeli ushtarak i huaj, jo vetëm ata ukrainas. Qendra përdoret nga vendet e NATO-s për të kryer stërvitje.
Pak më shumë se 15 milje nga kufiri polak dhe rrjedhimisht nga territori i NATO-s, duket se ky do të jetë sulmi më perëndimor nga forcat e Vladimir Putin që nga fillimi i pushtimit.
Lviv, me një popullsi prej rreth 700,000 banorësh, është bërë një qendër për njerëzit që ikin nga konflikti, si dhe për ndihmën dhe armët shumë të nevojshme që vijnë.
Disa shpërthime u dëgjuan gjithashtu në Kherson. Gjatë natës, sirenat kundërajrore ranë pothuajse në të gjitha provincat e Ukrainës, duke u sinjalizuar banorëve që të kërkonin menjëherë strehim.
Vetëm dje, zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Ryabkov paralajmëroi se autokolonat perëndimore të armëve për në Ukrainë ishin një “objektiv legjitim ushtarak”.