Kryeministri i holandez Mark Rutte ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë këtë të mërkurë. Ai është takuar me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, në ambientet e Kryeministrisë. Mes të dyve pati një komunikim për mediat në fund të takimit. Kryeministri holandez ka treguar se cilat kanë qenë arsyet që kanë krijuar besim tek Holanda për t’i thënë “Po” Shqipërisë për nisjen e negociatave.
Mark Rutte: “Kemi një marrëdhënie shumë të ngushtë bashkëpunimi për këto dy vjet në luftën kundër krimit të organizuar. E kemi diskutuar edhe sot për përmirësimin edhe rritjen e mëtejshme të këtij bashkëpunimi. Kjo ka krijuar besim, por gjithashtu edhe fakti të qenit rigoroz dhe të drejtë, ne i shohim gjithmonë raportet e KE për se ku Shqipëria qëndronte në reformën e saj për pavarësinë e drejtësisë Vettingun e gjyqtarëve dhe luftën ndaj krimit të organizuar. Na duhet të bëjmë shumë punë. Edhe vendi im. Progresi që është arritur në këto 5 vitet e fundit ka qenë kaq i madh në kuptimin që e bëri të mundur për ne të themi “Po”. Jemi sprapsur për kohë të gjatë për të thënë “Jo” këtyre bisedimeve të anëtarësimit. Nuk është vetëm çështje e luftës ndaj krimit të organizuar, por edhe ekonomisë, sundimit të ligjit, dhe se si konvergojmë në punën tonë së bashku, në këtë pjesë të Ballkanit Perëndimor me BE. Ideja është që ne duam që ky rajon të ketë perspektivën e BE sepse jemi miq, fqinj, por po kështu të tjerë mund të kenë influencë në këtë rajon që ne nuk e duam. Edhe thjesht pranimi i faktit që nën udhëheqjen e Ramës janë ndërmarrë kaq shumë hapa”.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama theksoi se vizita e Rutte ka një rëndësi të madhe pasi tregon vëmendjen që Holanda ka ndaj rajonit.
Edi Rama: “Vizita e Kryeministrit të Holandës ka edhe një rëndësi tjetër që shkon përtej marrëdhënieve bilaterale mes Holandës dhe Shqipërisë dhe përtej gjithë çështjeve që u diskutuan. Me vazhdimin e rrugëtimit të tij në Shkup. Kjo rëndësi del në pah si prezencë e Holandës dhe vëmendjes së Holandës ndaj këtij rajoni. E shikojmë Holandën si një nga vendet që ka më shumë për të mësuar”.