Gjykata e Posaçme ka dënuar me katër vite burg ish-sekretaren e ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro.
Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në dy vite e tetë muaj burg. Për Duron, u vendos edhe dënim plotësues, pesë vite heqje e së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
Të bashkëpandehurit e saj, Laura Shteto, Valdimir Topi dhe Silvi Shehi u dënuan me nga 1 vit burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, përfundimisht u dënuan me 8 muaj burg secili.
Kujtojmë se Duro akuzohej nga SPAK për marrjen e një ryshfeti prej 330 mijë lekë, për të favorizuar një shoqëri në një procedurë tenderuese për supervizimin e rikonstruksionit të disa qendrave shëndetësore në Tiranë e Durrës.