Bota Sa afër është Irani për prodhimin e një bombe bërthamore

Sa afër është Irani për prodhimin e një bombe bërthamore

Irani ka një kapacitet të pasurimit të uraniumit deri në 60 përqind, tha një zëdhënës i Agjencisë së Energjisë Atomike në Iran (AEOI), e cila është mëse e nevojshme për përdorim civil, por ende larg 90 përqindëshit si e nevojshme për prodhimin e një bombe bërthamore.

Udhëheqësi Suprem i Iranit Ali Khamenei tha muajin e kaluar se Republika Islamike kurrë nuk kishte kërkuar të ndërtojë dhe përdorë armë bërthamore, të cilat feja i ndalon ato.

Irani njoftoi të enjten se ka vazhduar pasurimin e uraniumit në Fordow, duke u larguar më tej nga marrëveshja bërthamore e vitit 2015 me fuqitë botërore, pasi Shtetet e Bashkuara vendosën të tërhiqeshin njëanshmërisht prej saj.

Marrëveshja ndalon prodhimin e armëve bërthamore në Fordow, një zonë shumë e ndjeshme që Irani ka fshehur nga inspektorët e Kombeve të Bashkuara deri në 2009.