Krimet e komunizmit dhe ligjet për të persekutuarit politikë kanë sjellë një situatë të tensionuar në “Foltoren” në Shkodër të ish-kryeministrit Sali Berisha. Ka qenë Stela Karafili, një vajzë që vjen nga një familje e persekutuar që mori fjalën për të shprehur opinionin e saj mbi mungesën e legjislacionit.
Ajo i është drejtuar ish-kryeministrit me pyetjen, “Sa antikomunist ke qenë në këto 30 vite?” Kjo ka sjellë reagim nga salla të cilët i kanë marrë mikrofonin. Pavarësisht thirrjeve të Berishës për t’i kthyer mikrofonin Stela Karafilit, të pranishmit në sallë nuk ia kanë dhënë.
REPLIKAT
Stela Karafili: Unë jam Stela Karafili dhe vij nga një familje e të persekutuarve si 90% e prezentëve këtu. Po flas në emër të diasporës sepse unë nuk jetoj në Shqipëri. Me qenë se thatë se keni nevojë për Diasporën, unë kam dy pyetje për ju. Meqë vetë na i rreshtuar vlerat e Partisë Demokratike, dua t’ju kujtoj se statuti i PD-së, në nenet e para thotë që do të merret me de-komunistizimin e shoqërisë shqiptare vazhdimisht. Ju keni qenë Presidenti i vendit dhe kryeministri vendit tonë. Sali Berisha, sa antikomunist ka qenë gjatë këtyre 30 viteve. Nëse për 45 vite janë shkelur të drejtat e të gjithë shtetasve shqiptarë, realisht si nga PD dhe PS, kjo e fundit e dimë që rrënjët i ka nga komunizmi, si është e mundur që eshtrat e familjarëve tanë nuk gjenden?
Berisha: Në vitin 1995, PD ishte partia e parë në Europën ish-komuniste miratoi ligjin e dënimit të gjenocidit komunist. 10 vite pas nesh e ka miratuar Polonia këtë ligj. Me këtë ligj janë dënuar 75 eksponentë. Viktimat e komunizmit janë në numër më shumë se ato të nazizmit. Mbi 100 milionë. Nuk u bë Nuremberg për komunizmin. Nëse për nazizmin u organizua gjykata ndërkombëtare, për nazizmin kjo nuk u bë. Ligjin nuk e pëlqyen. Diktaturë si kjo në Shqipëri nuk ka pasur askund në Europë. Kemi miratuar edhe ligjin e … Mijëra prokurorë u larguan nga detyra. Me dekret Presidenti u shkri policia sekrete e Enver Hoxhës. Përcaktuam dëmshpërblim, për njohjen e dëmit që i është bërë të burgosurve politikë. Asgjë që u është dhënë si dëmshpërblim, nuk ka qenë gjë tjetër veçse djersë dhe mundi i tyre. Lista e veprave të ndërtuar nga të dënuarit është e jashtëzakonshme. Përcaktuam sapo erdhëm në qeveri dëmshpërblim 18 dollarë dëmshpërblim. Qeveria socialiste që erdhi në 97 i ndërpreu dhe nxori nga burgu ata që u dënuan për krimet e komunizmit. Lidhur me të zhdukurit..
Stela Karafili: Problemi kryesor për gjitha të këqijat janë krimet e komunizmit. Unë jam fëmijë i viteve ‘90. Unë e di shumë mirë të dish çfarë do të thotë të mos shkosh në sport se silleshin bandat. Në vitet 90 ky sistem ka gjeneruar breza që sot nuk dinë të shkruajnë. Duhet të zbatohen ligjet. Ju duhet të filloni duke u marrë me krimet e komunizmit që të keni dhe vërtetësi si Parti Demokratike.
Berisha: Të lutem jepja mikrofonin. Ju lutem. Nuk prish punë. Të lutem jepja mikrofonin. Prit Stela merre. Ta dëgjojmë. Çështja që Stela shtron është më e dhimbshmja e shoqërisë sonë ndër vite, ta dëgjojmë.
Stela Karafili: Njerëzit kanë pak probleme me termin e demokracisë. Bëhet fjalë për të ardhmen e brezave.
Berisha: Shumë drejtë e ke.
Stela Karafili: Keni fëmijë, mbesa e nipa, duhet që t’i mbushni mendjen brezave që të rikthehen në Shqipëri. Jo t’ia hiqni mikrofonin.