Teksa shumë shtete të botës kanë hyrë në fazën 2 të pandemisë dhe ngadalë po nis normaliteti, një nga çështjet qe po diskutohet është përdorimi i maskave dhe pyetja a janë efektive për të mbajtur larg koronavirusin.
Organizata Botërore e Shëndetit ende shprehet se maskat duhet të rezervohen për punonjësit e kujdesit shëndetësor, njerëzit që janë të sëmurë, kolliten ose teshtijnë, ose për ata persona që kujdesen për pacientët me COVID-19.
Por pse nuk rekomandohen përdorim të përgjithshëm?
OBSH-ja argumenton se maska mund të ndotet nga kollitjet dhe teshtitjet e njerëzve të tjerë. Në të vërtetë, nënvizon se larja e shpeshtë e duarve dhe distanca sociale janë strategjitë më efektive dhe kanë ngritur shqetësimet se maskat mund të ofrojnë një ndjenjë të rreme të sigurisë.
Dhe ndërsa shumë njerëz ende citojnë këshillat e OBSH-së, të tjera studime sugjerojnë që maskat në fytyrë mund të shpëtojnë jetë. Ditët e fundit, shkencëtarët e Universitetit Shtetëror të Arizonës pohuan se nëse 80 për qind e njerëzve mbanin një të tillë, mund të zvogëlohej vdekshmëria deri në 65 për qind.
Çfarë duhet besuar?
Pas javëve të tëra të bllokimit dhe niveleve të larta të infeksionit, shumë njerëz nuk duan të rrezikojnë shëndetin e tyre. Në shtete si Çekia Sllovakia, Austria, Turqia, Maroku, Gjermania është e detyrueshme të mbash një maskë në Publik.
Të tjera qeveri vetëm këshillojnë të mbajmë maska, jo vetëm sepse mund të mbrojnë shëndetin tonë por edhe sepse do të na bëjë të ndjehemi më të sigurt ndërsa përpiqemi të kthehemi në normaliteti. Edhe mes vetë liderëve botërore kemi parë se jo të gjithë e respektojnë këtë masë. ndërsa të tjerët shfaqen herë pas here duke mbajtur maska.