Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Kristjan Asllani ka vlerësuar në maksimum tifozët shqiptarë: “Janë të çmendur, si të mos japësh maksimumin për ata në fushë”.
Për mesfushorin, dueli mes Shqipërisë dhe Italisë është një “derbi” i vërtetë pasi tregon se: ”Kam dalë në shesh së bashku me shokët për të festuar titullin kampion të Italisë në 2021”.
Keni mbërritur në krahinën e Butit në Piza kur ishit vetëm dy vjeç. Ndeshja Shqipëri-Itali nuk është si të tjerat.
Do të thosha një gënjeshtër nëse do të përgjigjesha pozitivisht. Më vjen keq se jemi në një grup të hekurt, por duam që të bëjmë mirë dhe të hapim një cikël, i cili mund të na dërgojë në Botëror.
Kur kthehesh në Buti, a ia del që të bësh një jetë normale?
Nuk kam ndryshuar shumë, kur kthehem në atë qytezë bëj pak a shumë gjithçka që bëja edhe më parë. Jam shumë i lidhur me zonën ku kam shumë shokë të moshave të ndryshme.
A bën mirë Italia që i frikësohet vrullit të Shqipërisë?
Silvinjo solli në grup shumë besim dhe shumë entuziazëm.
E mban mend ku ishe kur fitoi Italia, Europianin?
Në sheh, duke festuar me shokët e mi!
Ku mendon se je më shumë “shqiptar”?
Gjaku im është shqiptar, në shtëpi flasim shqip. Ruaj kontakte me gjyshërit në Shqipëri ku kam rrënjët.
A shkon në Elbasan?
Po sa herë luaj me Shqipërinë. Pasditet kur kam pushim shkoj të takoj gjyshërit.
Prindërit a të kanë thënë si jetonin në Shqipëri?
Gjithmonë. Babai më ka thënë se ka ardhur në Itali me gomone dhe më ka treguar se sa e vështirë ka qenë jeta për ata. Mamaja më solli në jetë që në moshën 18-vjeçare. Unë dhe vëllai im Leonard nuk kemi fjalë që t’i falenderojmë për sakrificat e bëra. Mundohem që të bëj diçka.
Në ç’mënyrë?
I kam marrë të gjithë më vetë në Milano. Në moshën 21-vjeçare do të ishte mjaft e vështirë që të jetoja vetëm. Mamaja ime jetonte në një fabrikë ëmbëlsirash, ndërsa babi në ujësjellës. Tani jeta e tyre ka ndryshuar.