Kryesore Sa i ka kushtuar PD-së strategu i fushatës së Trump? Përgjigjet Berisha

Sa i ka kushtuar PD-së strategu i fushatës së Trump? Përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët mbi koston e angazhimit të Chris LaCivita, një prej strategëve të fushatës së Donald Trump, si drejtues të fushatës së PD për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Do t’i merrni vesh që të gjitha. Nuk ka asnjë sekret. Nuk jam unë personi që jam marrë me negociatën,” tha Berisha jashtë sallës së Kuvendit, duke mos dhënë detaje mbi marrëveshjen.

I pyetur nëse PD ka një kandidat për kryetar bashkie nëse Tirana shkon në zgjedhje të parakohshme pas arrestimit të Erion Veliajt, Berisha u përgjigj: “PD sigurisht që do të studiojë me shumë vëmendje kandidatët e saj, por kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës, i damkosur si kukulla e Sorosit.”