Numri i telefonit të vënë nga vajza e infiltruar nga emisioni BOOM në Ora News, e cila kishte nxjerrë në shitje virgjërinë, mori mbi 6500 telefonata në vetëm një javë, pa llogaritur sms dhe mesazhet në whatsapp.
BOOM përzgjodhi telefonatat më interesante, nisur nga ofertat e tyre.
Më e vogla ishte një rimbushje telefoni, ndërsa maksimalja 10 mijë euro nga një emigrant në Suedi.
Interesante ishte një kandidat nga Durrësi, i cili ofroi makinën me qira për një vit.
Burreli ofron një rimbushje telefoni
Jam nga Burreli. E lexova njoftimin tënd, kam mundësi të të ndihmoj me një kartë telefoni në muaj. Do të flasësh ditë natë në telefon ti?Një kartë në muaj, 10 mijë lekë të mjafton?
Oferta 10 mijë euro nga Suedia
Nuk e kam problem të ofroj 10 mijë euro, kur të shoh fotografinë. Do hamë, do pimë, muhabet të lezetshëm dhe ngadalë-ngadalë të mos ndihet fare, të ndjesh vetëm kënaqësi.
Oferta nga Durrësi, 1 vit makinën me qira
Ai 5000 euroshi nuk jepet dot cash o vëlla se të vret shumë. Me këste ndoshta. Po makinë, pranon ndonjë makinë? Të jap makinën me qira dhe lahemi. Mbaje një vit, vërtet them.
Oferta nga Kruja, 100 mijë lekë të vjetra
Unë jam me origjinë nga Kruja. Do me heq virgjërinë? Ofroj 100 mijë lekë.