Nga Ilir Copja
Intervistën e radhës po e zhvillojmë me z. Mentor Hoxhaj, Privacy & GDPR & CS Expert, ISMS Lead Auditor si edhe drejtues i faktchecker-ks. Jemi në një lidhje në Skype me z. Hoxhaj i cili jeton dhe punon në Prishtinë. Për mua është një kënaqësi e veçantë që pranuat ftesën.
Si mendoni a vlerësohet nga ana e institucioneve shtetërore edukimi i brezit të ri për një lundrim të sigurt në internet?
Sa i përket edukimit të fëmijëve dhe qytetarëve në përgjithësi pjesa e teknologjisë informative është në përditësim të vazhdueshë. Hapësira kibernetike apo cyber space është dinamike dhe edukimi nuk mund të bëhet vetëm njëherë, one time por duhet të jetë i vazhdueshëm duke njohur nxënësit me aplikacionet dhe përditësimet e reja.
A mendoni se me shumë se aftësimi teknik i nxënësve në shkollat fillore dhe 9-vjeçare është më e nevojshme edukimi digital i brezit të ri?
Theksoj se duhet të orientohen nxënësit nga përdorimi i teknologjisë së informacionit jo vetëm për të luajtur dhe për tu argëtuar por edhe për të mësuar dhe punuar. Në kuadër të zhvillimit të tyre përveç mundësive të reja të punësimit dhe mësimit ka edhe rreziqet e veta. Në moment që ne ndërveprojmë në internet ne japim të dhënat tona personale të cilat ka rrezik të shfrytëzohen për qëllime dashakeqe. Ne gjatë gjithë kohës japim këshilla sit ë lundrojmë në mënyrë të sigurt në hapësirën kibernetike.
Në Kosovë ka mospërputhje të kompetencave të mësuesve që japin lëndën e TIK me kërkesat dhe sfidat e kohës?
Parapëlqej të flas me fakte, derimë tani nuk është bërë një studim në lidhje me vlerësimin e aftësive të mësuesve në mësimdhënien e teknologjisë së informacionit. Ajo çfarë mund të konstatojmë është se situate lë për të dëshiruar. Ka nevojë për shumë punë në edukimin e fëmijëve në përdorimin e hapësirës kibernetike dhe rrjeteve sociale. Si e vetmja zgjidhje është përditësimi i vazhdueshëm i mësimdhënësve me njohuritë e teknologjisë së informacionit dhe rreziqeve të hapësirës kibernetike. Kjo do arrihet vetëm me anë të një strategjie kombëtare për trajnimin e vazhdueshëm të mësuesve në lidhje me teknologjinë e informacionin dhe hapësirën kibernetike.
A ka një strategji kombëtare në edukimin e nxënësve në arsimin parauniversitar në Kosovë?
Deri më tani nuk kam parë të zbatohet një strategji kombëtare. Në të vërtetë ka një strategji kombëtare për teknologjinë e informacionit por ajo ka shumë mangësi dhe problem në zbatim. Mjafton të theksojmë se zhvillimi I teknologjisë së informacionit është aq I shpejtë aq sa strategjia që ne jemi duke shkruar bëhet e tejkaluar në shumë pak kohë.
A ka një strategji kombëtare për trajnimin e të rinjve në Kosovë për mundësitë e reja të punësimit që u jep hapësira kibernitike?
Fatkeqësisht shumë pak. Kosova është shumë mbrapa në edukimin e të rinjve në përdorimin e hapësirës kibernetike jo vetëm për lojra dhe argëtim por si një platformë e tërë mundësish të reja punësimi.
Si ju lindi ideja e ngritjes së një aktiviteti për zbulimin e lajmeve të rreme në hapësirën mbarëshqiptare?
Ideje e luftimit të lajmeve të rreme na lindi vitin e kaluar gjatë fushatës zgjedhore në Kosovë por nuk patëm mbështetje. Gjatë shkurtit të këtij viti duke patur parasysh të shtimit të lajmeve të rreme në kuadër të Covid 19, kërkuam ndihmë edhe Facebook në ndalimin e kufizimin e këtyre lajmeve dhe gjetëm bashkëpunim me ta. Në periudhën 14 mars – 14 qershor jemi fokusuar tek lajmet mbi Covid 19. Pas datës 15 qershor kemi rritur kapacitetet po ndërtojmë një ekip autonom kemi ngritur web dhe jemi në gjendje të merremi me çdo lajm.
Si është pritur kjo sipërmarrje e juaja në opinionin publik?
Përkrahja e qytetarëve është mjaft e madhe. Kjo mbështetje na ka dhënë energji dhe motivim që të rritemi dhe zhvillohemi. Mesatarisht verifikimi i një lajmi shkon nga 1 orë deri në 3 ditë. Qytetarët janë bashkëpunues duke na sjellë informacione për zbulimin e lajmeve të rreme.
A keni patur kërcënime apo përpjekje për t’ju penguar në punën tuaj?
Mediat janë më pak bashkëpunuese sepse nuk parapëlqejnë të jenë të kontrolluara dhe tu thuhet se e kanë gabim një lajm. Ne marrim presione çdo ditë deri në kërcënim për ndjekje juridike. por deri tani nuk ka patur veprime juridike.
A është click betting arsyeja kryesore e clickbetting?
Click betting është arsyeja kryesore por jo rrallë herë pas tyre qëndrojnë edhe motive personale e politike.
Sa te rrezikuar janë shqiptarët nga fake news?
Padyshim. Fake News rrezikon sigurinë kombëtare, për trazira, për jetën sociale dhe ekonomike. Fake news prek të gjitha poret e jetës dhe paraqet një rrezik botëror. Fake news nuk paraqet kufizime dhe të gjithë jemi të rrezikuar.
A mendoni se fake news mund të luajnë një rol të rëndësishëm në zgjedhjet politike në trevat shqiptare?
Unë besoj se betejat politike sot fitohen në rrjetet sociale. Fituesit janë ata që dinë të fitojnë betejën në rrjetet sociale. Këtu rol luan edhe niveli social-kulturor i shoqërisë, si në Shqipëri dhe në Kosovë zhvillimi social është i mirë dhe përdorimi i rrjeteve sociale është i lartë. Unë do të përgëzoja kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama i cili ka një strategji të mirëmenduar dhe të suksesshme në rrjetet sociale.
E vlerësoni sipërmarrjen tuaj si një gjest patriotik që po bëni ndaj kombit shqiptar?
Ne kemi punuar dhe vazhdojmë të punojmë në mënyrë vullnetare. Padyshim ne këtë kontribut e kemi bërë për qytetarët specifikisht për shfrytëzuesit e hapësirës mediatike.
Çfarë projektesh keni ne zhvillim e sipër?
Faktchecker është projekti ynë kryesor në të tashmen dhe të ardhmen e afërt. Ne biznesit e kemi në kontakt me njerëzit por si pasojë e Covid 19 kemi anuluar shumë takime gjatë muajve që kaluam dhe takimet e planifikuar për muajt shtator, tetor e nëntor pritet të anulohen si pasojë e situatës së krijuar.