Sport Sa vlen kombëtarja e Shqipërisë? Lëmë pas vetëm Rumaninë, Anglia më e...

Sa vlen kombëtarja e Shqipërisë? Lëmë pas vetëm Rumaninë, Anglia më e shtrenjta

Kombëtarja Shqiptare pjesëmarrëse në Euro 2024 vlen 139 milion euro. Ky është vlerësimi i bërë nga Qendra Ndërkombëtare për Studimet në Sport.

Shqipëria le pas vetëm Rumaninë që kushton 91 milion euro. Në Grupin B, Spanja është e para ku lojtarët së bashku vlejnë mbi 1 miliard euro, që ndiqet nga Italia mbi 870 milion dhe Kroacia thuajse 400 milion.

Në këtë renditje e para është Anglia që vlen gati 1.7 miliard euro.

Mosha mesatare e Shqipërisë është 27.7 vjeç, duke lënë pas Kroacinë në grup që është 28.2 vjeç.

Ekipin më të ri e ka Italia 26.9 vjeç, ndërsa Spanja 27 vjeç e gjysmë. Moshën mesatare më të ulët e ka Çekia më pak se 26 vjeç, ndërsa më gjyshërit janë te Skocia gati 29 vjeç. Gjatësia mesatare e Kombëtares së Sylvinho është 183.6 centimetra.

Te grupi i kuqezinjve, më gjigandët janë italianët 184 centimetra, më pas vijnë kroatët 183.9 dhe në fund spanjollët 181.6 centimetra. Iberikët janë më të shkurtrit e turneut, në një renditje që udhëhiqet nga serbët mesatarisht 186.5 centimetra të gjatë.

Shqipëria është 100% e ndërtuar me futbollistë të cilët luajnë jashtë vendit, ashtu si Danimarka, ndërsa Italia ka vetëm 12% jashtë Serie A.

Edhe Spanja bazën e ka në kampionatin vendas, pasi 27% e tyre aktivizohen në një ligë të huaj. 77% e skuadrës kroate janë pjesë e një klubi jashtë vendit.