Sport Sacchi parashikon fatin e Pirlos si trajner dhe tregon pse Juvja humbi...

Sacchi parashikon fatin e Pirlos si trajner dhe tregon pse Juvja humbi dy finalet e Champions-it

Ish-trajneri i Milanit, Arrigo Sacchi, në një intervistë për mediat italiane foli për fillimin e Serisë, për dy finalet e Ligës së Kampionëve, të humbura nga bardhezinjtë, Milanin, Interin, vlerësimet e Louis Van Gaal dhe Andrea Pirlon.

Arrigo Sacchi, si e imagjinoni Serie A në sezonin e ri, që pritet të fillojë?

Nuk kam një imagjinatë të shkëlqyeshme. Le të shohim se çfarë do të ndodhë. Shpresoj që ekipi kombëtar italian të jetë një shembull pozitiv për futbollin tonë.

Louis Van Gaal tha se me rastin e Hollandë-Itali, e luajtur të hënën, ishte hera e parë që ai gëzonte dhe vlerësonte futbollin italian…

Nëse mësojmë të njohim meritat, bukurinë, kulturën dhe emocionet, jo vetëm të vlerësojmë rezultatin, i lëmë të tjerët në injorancë. Në 20 vite, klubet italiane kanë fituar tri kupa ndërkombëtare, ndërsa nga viti 1989 deri më 1999, ne fituam 16 trofe. Megjithatë, askush nuk e thotë.

Çfarë mendoni për trajnerin holandez?

Van Gaal e interpretoi futbollin duke menduar se të gjitha vlerat pozitive që përmenda më parë ekzistonin. Ne ende nuk e kemi kuptuar që, nëse luan më mirë, është më lehtë të fitosh.

Si e vlerësoni shfaqjen e Milanit dhe blerjen e fundit të Tonali?

Më duket se po bën mirë, tani Pioli duhet të jetë në gjendje të evoluojë. Nëse doni të luani një futboll të nivelit të lartë, referencat nuk mund të jenë më kundërshtarët që ju çojnë atje ku duan, por topi. Tonali është një djalë interesant, por le të kemi kujdes, le ta lëmë të rritet.

A është Pirlo një bast për Juventusin?

Ai ishte një lojtar i shkëlqyeshëm, por trajneri është një rol tjetër…

A është Interi më afër Juventusit sot?

Ne jemi duke pritur fundin e merkatos për të bërë vlerësime.

Çfarë përfaqësonte “fair play” për ju?

Gjatë drejtimit tim në ekipin kombëtar, nuk kam thirrur lojtarë për këtë arsye. Për ne, një fitore pa meritë nuk ishte sukses. U përpoqëm t’i bënim gjërat në më të mirën e aftësive tona. Një nga sukseset më të mëdha që kam pasur është Milani, të cilin e gjeta me 33.000 abonime sezonale dhe një vit më pas kjo shifër u bë 66.000 Ai ekip, i vitit 1989, u konsiderua nga UEFA si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.

Duke pasur parasysh abstenimin nga fitoret ndërkombëtare, cila mendoni se do të jetë skuadra italiane që mund të fitojë e para Ligën e Kampionëve?

Juventusi i është afruar dy herë trofeut, ka arritur po kaq herë në finale, por mendoj se nuk ka fituar sepse ka pasur inferioritet lojtarësh, për shkak të numrit të mbrojtësve në fushë. Nëse mbroni me tre lojtarë qendrorë, atëherë ju mungon një element në ndonjë zonë tjetër të fushës dhe paguani për këtë.