Ish-bashkëshortja e djalit të ish-kryeministrit Berisha, Sadije Berisha ka dalë sot kundër protestës së PD-së në Tiranë.
Me anë të një postimi në faqen e saj në Facebook, ajo shkruan se më e mira për njerëzit është një protestë e popullit kundër gjithë politikanëve të korruptuar nga të gjitha palët.
Statusi i Sadije Berishës
Protestuar kundër kujt? Dhe për çfarë? Pse? Kush përfiton prej saj? Me të vërtetë??
Çdo politikan shqiptar nga çfarëdo partie që nuk ka përdorur, abuzuar apo gënjyer popullin e tij le të hedhë gurin e parë!
Shumica e politikanëve në Shqipëri kujdesen për popullin e tyre për sa kohë që ata mund ta përdorin atë.
Besnikëria dhe premtimet e tyre mbarojnë aty ku përfitimet apo nevojat e tyre mbarojnë.
Unë mendoj se një protestë e popullit kundër të gjithë politikanëve të korruptuar dhe partive do të jete më me përfitim për njerëzit.