Sport Sadiku nuk ndalet, hyn në historinë e golashënuesve të Malaga

Sadiku nuk ndalet, hyn në historinë e golashënuesve të Malaga

Armando Sadiku është kthyer në goleadorin e Malaga-s, edhe pse skuadra vijon luftën për mbijetesë në Ligën 2 spanjolle.

Sulmuesi shqiptar shënoi në sfidën e barazuar 1-1 me Ekstremadura-n, duke u ngjitur në kuotën e 12 golave sezonalë. Paraqitje me të cilën 29-vjeçari e sheh veten në podiumin e golashënuesve historikë të skuadrës brenda një sezoni.

Aktualisht Sadiku renditet i treti në klasifikimin special, ndërsa rekordi mbahet nga Rondon me 14 gola të shënuar në një kampionat.

Me Malaga-n që ka edhe tetë ndeshje për të luajtur, bomberi kuqezi i ka të gjitha shanset për të vendosur një primat të ri për klubin