Sport Sadiku: Të më lësh mua në stol është si të mbash një...

Sadiku: Të më lësh mua në stol është si të mbash një “Ferrari” në garazh…

Armando Sadiku nuk është i zhgënjyer që ka luajtur pak te Legia.

“Fakti që unë nuk kam luajtur, është si të kesh një “Ferrari” dhe ta mbash atë në garazh, në vend që ta ngasësh”, – tha shqiptari për median polake “ekstraklasa.tv”, i cili u transferua para pak ditësh nga Legia te spanjollët e Levantes.

Lojtari i kombëtares së Shqipërisë mbërriti në ekipin e njohur të Varshavës në verën e vitit të kaluar.

Ai u ble për të zgjidhur problemet në sulmin e kampionëve polakë, pasi Nemanja Nikolic dhe Aleksandar Prijovic u larguan.

Megjithatë, kjo nuk ndodhi.

Shqiptari shënoi vetëm dy gola në kampionatin e “Premier League” të Polonisë.

Ai ishte më i miri në Kupën e Polonisë, ku e gjeti rrjetën katër herë.

Po ashtu, Sadiku shënoi një gol në kualifikimin e Ligës së Kampionëve.

Por ai humbi rivalitetin me Jaroslaw Niezgoda.

“Unë kam qenë definitivisht i zhgënjyer, që nuk kisha marrë më shumë shanse. Nuk e kam arritur qëllimin tim në lidhje me numrin e golave, por si mund ta bëja këtë kur nuk luaja? – pyet në mënyrë retorike Sadiku. – Megjithatë, unë nuk e fajësoj veten. Kam bërë gjithçka që kam mundur, kam punuar mirë gjatë stërvitjeve”.

Sulmuesi shqiptar siguron se nuk e ka pasur në plan të largohej nga skuadra kampione polake: “Nuk prisja që të largohesha. Oferta e Levantes u shfaq papritmas. Ne rregulluam çdo gjë në një ditë. Më vjen mirë që kjo ndodhi. Unë shpresoj se do të luaj më shumë se në vjeshtë”.

Dhe nesër mund të debutojë në ligën spanjolle dhe menjëherë vihet në përballje me Real Madridin.

“Nuk e di nëse do të luaj”, – pranon ai