Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli mediat pas fitores minimale ndaj Gjeorgjisë. Tekniku kuqezi deklaroi se ishte një ndeshje e mirë, edhe për shkak të ndryshimeve të bëra.
Silvinjo zbuloi se për këtë ndeshje, mori komplimente nga trajneri kundërshtar, Willy Sagnol.
“Ka qenë një ndeshje shumë e mirë. Kishim shumë lojtarë që janë kthyer me skuadrën. Ajeti, Balliu dhe Tuci kanë bërë mirë. I gjithë grupi është i vështirë. Pikët mund të shpërndahen. Ka qenë transfertë e vështirë.
Gjeorgjia është një ekip shumë i fortë në shtëpi. Kanë mesfushë të fortë dhe prandaj bëmë disa ndryshime. Këto ndryshime kanë bërë përmirësimin në lojë. Duke iu përshtatur edhe Gjeorgjisë për atë që tregoi.
Kishim një lloj ndryshimi, sepse kur e pamë që ishin me katër mbrojtës, folëm me ekipin. Ata kanë humbur një lojtar të rëndësishëm i cili na shënoi në Tiranë. I bëra komplimente trajnerit të Gjeorgjisë, ashtu si edhe ai mua.
Është një skuadër e fortë dhe e organizuar shumë mirë. Kishim një mundësi tjetër me Bajramin. Ndaj Çekisë kishim një rast me Asanin, por i tillë është futbolli. Kur ke raste, është mirë që të shfrytëzosh rastet”, deklaroi Silvinjo që kërkoi që lojtarët të mbeten me këmbë në tokë.
“Do të festojmë festat e Nëntorit, por me këmbë në tokë. Ky është një grup i vështirë, tre kundërshtarë shumë të vështirë. Të gjithë skuadra Europiani, nuk ka amatorë, lojtarë Europiani, lojtarë të nivelit më të lartë, si tanët. Por do të festojmë shumë në Shqipëri padyshim, por me këmbë në tokë, unë punoj që sot, me këmbë në tokë. Duhet të festojmë sot, por që nesër do të punojmë që në nëntor. Një mesazh për të gjithë: me këmbë në tokë. Këtu mund të ndodhë gjithçka, çdokush mund të mposhtë këdo në shtëpi apo jashtë.
Nëse kthehemi te Çekia, ata e kanë shkatërruar Poloninë në kualifikuese, kjo është skuadër e mësuar, janë të mësuar që në shtëpi ecin me 100 në orë në fillim dhe jam dakord që nuk e menaxhuam mirë ndeshjen. Fola me lojtarët dhe në të ardhmen kanë kuptuar si duhet të bëjnë.
Dhimbje kokë për qendrën e mbrojtjes? Po, kam dhimbje koke dhe kjo është ajo që dua, të kem dhimbje koke, më çmend. Edhe Tuci ka bërë gjithashtu një ndeshje të bukur.
E kanë merituar të fitojnë këtë ndeshje, ne kemi bërë një punë të mirë, e gjithë federata, një staf me shumë punë pas kësaj. Të gjithë e kemi merituar të bëjmë 6 pikë dhe të ecim para. Jemi ende të gjallë, i thashë djemve që kjo është një fitore që duhet ta shijojnë shumë”, tha Silvinjo.