Saida Dollani është zgjedhur si zëvendëskryetare e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Dollani, merr detyrën në përfundim të mandatit të zëvendëskryetares Nertina Kosova, e cila ushtroi detyrën me kompetencat e Kryetarit të Gjykatës nga 23 dhjetori i 2019 deri më 23 dhjetor të këtij viti.
Magjistrate Saida Dollani ushtron funksionin e gjyqtares së gjykatës së Apelit që nga prilli i vitit 2004, fillimisht si gjyqtare në Gjykatën e Apelit për Krime të Rënda dhe nga 19.12.2019 e në vazhdim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar.