I pritur nga shumë mbështetës që iu hodhën në qafë me puthje e përqafime, e ndërkohë që Këshilli është i mbledhur për të marrë vendimin për të, nëse do i lejojnë prokurorisë arrestimin e tij apo jo, Tahiri ka shpërthyer me një deklaratë të fortë jashtë Kryesisë së Kuvendit.
Deklarata e Tahirit
“Besoj dhe të gjithë e parë se çfarë lloj estrade ishte kjo, akti i dytë i një estrade jo aq e paparalajmëruar por unë jam i vendosur të mos dorëzohem për asnjë sekondë dhe ti shkoj deri në fund rrugës për të vënë drejtësinë, vështirësisë janë të mëdha, por unë nuk do të dorëzohem kurrë, ajo që besoj ju e patë sot ishte në kufijtë e skandalozes edhe për të qeshur edhe për të qarë.
Kjo që ndodhi sot e dje, nuk ka ndodhur as në komunizëm dhe as fashistët nuk e kanë bërë të thonë shko në burg dhe pastaj na provo se nuk ke marrë 5 milionë euro në muaj, na provo që s’di ti japësh kamionit.
Është estradë, duhet të isha ftuar të kishin sjellë një provë të vetme, të sjellin dëshmitar Saliun, ai nuk ka shkuar kurrë as në gjykatë as në prokuroi për të dëshmuar për të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi, të vijë djali i tij la të vdekur 26 njerëz në Gërdec, i ftoj të dy të vijnë dhe të bëhen dëshmitarë, nëse nuk vijnë këto të vijë Ilir Meta, nëse nuk vjen ai, le të vijë Monika, le të vijë Lulzim Basha që vodhi e vrau e nuk ka shkuar kurrë para drejtësisë. Nëse këta nuk kanë pasur kurajo të përballen për hallet e tyre të përballen me mua për drejtësinë që unë meritoj”
I pyetur se përse nuk u mor me këto akuza gjatë kohës që ishte Ministër i Brendshëm, Tahiri u përgjigj: “Unë nuk merrem me këto, as sesi Monika dhe Meta ia ka hedhur drejtësisë, as si Mediu ia ka hedhur drejtësisë, unë nuk merrem me banditët në Kuvend”.
I pyetur nëse i trembet provave të reja që ka sjellë Prokuroria ai tha: “Nuk i trembem askujt”.