“Jemi pothuajse në dhjetor dhe ende nuk kam marrë asnjë ofertë për të qëndruar në klub. Ndoshta jam më shumë jashtë se brenda. E dini që kam shumë vite në këtë klub, nuk ka një tjetër si ky. Por, në fund, nuk është në dorën time”. Kështu Mohamed Salah ka ngritur dyshime mbi të ardhmen e tij te Liverpool, duke deklaruar se nuk i është ofruar ende një zgjatje e kontratës, e cila përfundon në fund të këtij sezoni.
Salah foli për gazetarët anglezë pas fitores 3-2 të Liverpool ndaj Southampton të dielën, ku ai shënoi dy gola. Ai sugjeroi se është më e mundshme të largohet sesa të qëndrojë me “The Reds”, që aktualisht kryesojnë në Premier League.
Egjiptiani është 32 vjeç dhe ka qenë pjesë e klubit që nga viti 2017. Në këtë sezon, ai ka shënuar 12 gola në 18 paraqitje. “Nuk do të tërhiqem shpejt, kështu që po luaj, po fokusohem në këtë sezon dhe po përpiqem të fitoj Premier League dhe, shpresoj, edhe Champions League. Jam i zhgënjyer, por do të shohim,” deklaroi ish-lojtari i Romës dhe Fiorentinës.
“Jam shumë profesional. Të gjithë mund ta shohin etikën time në punë. Po përpiqem vetëm të shijoj futbollin tim dhe do të luaj në nivelin më të lartë për aq kohë sa të jetë e mundur. Po bëj maksimumin sepse ky jam unë dhe përpiqem t’i jap gjithçka vetes dhe klubit. Do të shohim çfarë do të ndodhë më pas,” përfundoi Salah.
Mo Salah has revealed the latest on his Liverpool contract situation 📝 pic.twitter.com/Gvm88o9esi
— Premier League (@premierleague) November 25, 2024