Mohamed Salah do të largohet nga Liverpool në fund të këtij sezoni. Ishte vetë sulmuesi që e konfirmoi këtë, në një deklaratë të dhënë për “Sky Sports”.
Egjiptiani u shpreh se nuk ka pasur bisedime për rinovimin dhe shpreson ta mbyllë këtë aventurë me titullin kampion.
“Unë dua të fitoj titullin kampion te Liverpool. Është viti im i fundit në këtë klub dhe dua të bëj diçka të veçantë për qytetin. Askush nga klubi nuk ka folur me mua dhe nuk ka asnjë të re për rinovimin”, tha Salah.
Sulmuesi 32-vjeçar është pjesë e Liverpool nga viti 2017, ndërsa në qershor do të largohet si lojtar i lirë.
Interesimet për Salah janë të shumta dhe shumë shpejt pritet të zgjedhë skuadrën se ku do të vazhdojë karrierën.