Sport Salah kryqëzohet nga fansat myslimanë për foton e Krishtlindjes, e mallkojnë: Mbaj...

Salah kryqëzohet nga fansat myslimanë për foton e Krishtlindjes, e mallkojnë: Mbaj mend fjalët e mia…

Një foto pranë familjes, me pemën e Krishtlindjes të zbukuruar në sfond dhe një biskotë xhenxhefili që del anash, mjaftoi që Salah të ndante urimet e Krishtlindjes me një imazh paqeje dhe harmonie me të dashurit e tij, për të ngjallur kritika të ashpra.

Arsyeja?

Ndjekësit e tij të fesë myslimane e kanë pritur keq këtë veprim të sulmuesit të Liverpool-it, duke e akuzuar për festimin e një kremteje tipike të krishterë. Nuk është hera e parë që sulmuesi egjiptian publikon përmbajtje të tillë, duke marrë kritika nga ndjekësit që kanë Allahun në zemër, por kësaj here kundërshtimet kanë qenë më të mëdha.

Madje, dikush i ka drejtuar një mallkim, duke e quajtur “akt të pabesë”: “Mbaj mend fjalët e mia… nuk do të shënosh asnjë gol deri në fund të sezonit, sepse i ke munguar respekti profetit tonë të dashur dhe gjithë komunitetit mysliman”.

Në atë foto të kontestuar, Salah pozonte bashkë me gruan e tij, Magi, dhe dy vajzat e tyre, Makka dhe Kayan. Kjo foto ka shkaktuar shumë polemika në komunitetin mysliman, deri në atë pikë sa disa të hutuar i kanë shkruar lojtarit: “E kuptoj që për të krishterët, lindja e Jezusit është një festë për t’u kremtuar më 25 dhjetor. Por nuk arrij ta kuptoj si mund ta bëjë këtë një besimtar mysliman, kur Islami e ndalon rreptësisht një gjë të tillë. Salah ka të drejtë të ndjekë fenë me të cilën ndihet më afër, por ajo që po bën si mysliman është hipokrizi”.

Reagim të ashpra

Fotoja ka shkaktuar edhe më shumë reagime, pasi u postua në prag të ndeshjeve tradicionale të Boxing Day në Premier League, që zhvillohen më 26 dhjetor. “Allahu të mbrojt deri në fund – ka shkruar një tjetër ndjekës mysliman. – Nga ky moment, nuk do të të ndjek më në asnjë platformë dhe do të të bllokoj. Je i turpshëm”.

Sa i përket futbollit të luajtur, ende nuk është zyrtarizuar marrëveshja për rinovimin e kontratës mes Salah dhe Liverpool-it. Sipas zërave të publikuar në mediat britanike, egjiptiani dhe Reds pritet të vazhdojnë së bashku deri në vitin 2028, bazuar në marrëveshjen e arritur për zgjatjen e kontratës. Sa i përket pagës, pritet të rritet krahasuar me 400 mijë paund në javë (pak më shumë se 400 mijë euro në javë) që Salah përfiton aktualisht.